Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Gastronomëve, Arian Vranica, për masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19 që pritet të ndërmerren nga Ministria e Shëndetësisë thotë se po vendosen krye në vete.
Ai tha se MSH-ja nuk po i konsulton përfaqësuesit e bizneseve dhe se po bëhet padrejtësi e madhe ndaj gastronomisë.
“Tek ne është bërë padrejtësi e madhe, sepse jemi akuzuar edhe gjatë verës, që ka pasur rritje të rasteve duke u akuzuar vetëm ne. Mirëpo ne e kemi parë se ka pasur totalisht një heqje dorë nga respektimi i masave sa i përket kufizimeve territoriale, sepse personat që po futen në Republikën e Kosovës po e shkaktojnë këtë gjë, duke mos u kontrolluar ashtu siç duhet,” u shpreh ai si i ftuar në Edicionin Special të Klan Kosovës.
Ai deklaroi se kriza ekonomike dhe energjetike ndikojnë në përkeqësimin e sektorit të gastronomisë, duke shtuar se nuk ka pasur asnjë lloj ndihme për ta. Sipas tij, po ka rritje të rasteve edhe pse ka kufizime dhe ka masa në fuqi.
“Gjithmonë, faktikisht nga fillimi i pandemisë e deri më tani rastet spitalore i kanë determinuar edhe masat. Edhe atëherë kur i kemi pasur 100 raste spitalore, ndoshta edhe në variantin Delta nuk ka pasë një thirrje urgjente, por në ato momente kur kanë qenë gati në kapacitete maksimale spitalore. Duke e pasë parasysh si variant, Omicron nuk ka shkallë të fatalitetit të lartë, kështu që është dashtë me u menaxhu ma ndryshe duke e ditë edhe sa kanë kapacitete, tasht sidomos me krizën e re, për me i mbështetë financiarisht sektorët që po i mbyllin. Pra po shohim një keqmenaxhim.”
Tutje, ai deklaroi se nëse ka ashpërsim të masave që gastronomia të mbyllet edhe më herët, nuk përjashtohen protestat.
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës