Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, ka thënë se nga nesër në kryeqytet do të nisë kryerja e teste aerologjike (analizë e gjakut) për koronavirus.
“Kemi staf të mjaftueshëm sepse për testime serologjike nuk duhen kapacitete të mëdha. Aparatura është automatike. Testimi do të bëhet brenda 30 minutave. Teste serologjike dallojnë nga “Real Time PCR” Ajo metodë që e bën ISHKK bëhet me marrjen e mostrës dhe identifikimin e virusit, kurse testimet serologjike janë, gjetja e antitrupave ndaj virusit”, ka thënë Gashi.
“Nuk kërkohet virusi, por antitrupat. Shpresoj që do të fillojmë që nesër. Do të rriten kapacitet për testim brenda ditëve në vazhdim. Kërkesat janë të mëdha që nga tani. Kemi të gjitha evidencat nga fillimi i pandemisë nga rastet e para më 20 mars”.
“Janë 10 mijë e 800 teste të kontraktua por do të furnizohemi në ditët në vijim. Teste do të ketë mjaftueshëm”.
Gashi është shprehur se Prishtina është më e prekura nga komunat me të infektuar për shkak të numrit më të madh ta banorëve./medial/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...