FSSHK: Më mirë një jetë e shpëtuar se sa një votë më shumë

13:53 | 1 Shkurt 2021
S D

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, përmes një komunikate për media u ka bërë thirrje partive politike të respektojnë masat anti-COVID, duke u kërkuar tu shmangen grumbullimeve në masa të mëdha, shkruan Arbresh.info.

Për më shumë lexoni komunikatën e plotë të FSSHK-së:

“Nesër fillon zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme me 14 Shkurt 2021, andaj sot Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përmes kësaj Komunikate apelon tek të gjitha subjektet politike garuese në zgjedhje që të zbatojnë rekomandimet dhe respektojnë masat kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimet për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike. Zbatimi i masave anti COVID-19 është i domosdoshëm dhe i detyrueshëm, çdo veprim tjetër në kundërshtim me Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimeve në fuqi për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19 mbeten përgjegjësi e liderëve të këtyre subjekteve, kurse në anën tjetër bëhet barrë e institucioneve shëndetësore gjegjësisht punëtorëve shëndetësor të cilët po i bëjnë një vit duke u marr intenzivisht me trajtimin e qytetarëve të infektuar me COVID-19”, thuhet në komunikatë.Mos u bëni shkaktar të kësaj të keqeje sepse populli do ju ndëshkoj, të gjithëve pa përjashtim. Andaj edhe njëherë FSSHK kërkon nga subjektet politike që në tubimet e tyre për shpalosje të programeve ta kenë prioritet marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19. Më mirë një jetë e shpëtuar se sa një votë më shumë. Mos u bëni shkaktar të kësaj të keqeje sepse populli do ju ndëshkoj, të gjithëve pa përjashtim. Andaj edhe njëherë FSSHK kërkon nga subjektet politike që në tubimet e tyre për shpalosje të programeve ta kenë prioritet marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19. Më mirë një jetë e shpëtuar se sa një votë më shumë”, thuhet në reagim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme