Google ADS

Frika e Faucit: Një variant i Covid më i keq se Delta mund të vijë

22:01 | 5 Gusht 2021
Trina Galanxhi

Nëse rrija e infeksioneve me koronavirus në SHBA vazhdon pa u ndalur, vendi ka të ngjarë që të përballet me një lloj infeksioni edhe më vdekjeprurës që mund të shmangë vaksinat aktuale të koronavirusit, tha Anthony Fauci.

SHBA ka regjistruar një rritje të infeksioneve me koronavirus, gjegjësisht me variantin Delta, i cili sipas ekspertëve përhapet shumë më shpejt se variantet tjera, transmeton portal arbresh.info

Ndërsa virusi vazhdon të përhapet për shkak të niveleve të pamjaftueshme të vaksinimit, po i jepet kohë “e bollshme” për të ndryshuar në një variant të ri më të rrezikshëm në vjeshtë dhe dimër, tha Fauci, shkruan Reuters.

“Nëse vjen një tjetër variant që ka një aftësi po aq të lartë të transmetimit, por gjithashtu është shumë më e rëndë, atëherë ne me të vërtetë mund të jemi në telashe,” tha ai.

Të martën Korea Jugore ka njoftuar për zbulimin e dy varianteve të reja të koronavirusit, të njohura si Delta Plus.

Besohet se personi i infektuar ishte kthyer së fundmi nga SHBA-të.

Varianti Lambda, i cili ka origjinën nga Peru vitin e kaluar, tashmë është zbuluar në SHBA.

Studimet e fundit treguan se Lambda mund të jetë më rezistente ndaj vaksinave aktuale COVID-19, sipas Reuters./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme