Disa qindra emigrantë në Franca që kanë punuar në ‘linjën e parë’ të luftës kundër koronavirusit do të shpërblehen për shërbimet e tyre nga qeveria, me përshpejtim të dhënies së qytetarisë.
Ministria e brendshme franceze ka ftuar rezidentët që po ndihmojnë në përpjekjet kundër Covid-19 të aplikojnë për procedurën e natyralizimit të përshpejtuar. Autoritetet thanë se më shumë se 700 prej tyre ose u është dhënë qytetaria franceze ose janë në fazat finale të marrjes së saj. Në to përfshihen profesionistë të shëndetësisë, pastrues apo punonjës dyqanesh.
Punonjësit e linjës së parë të luftës ndaj pandemisë në të gjithë botën kanë pasur përqindje më të lartë infektimi me Covid-19 dhe shumë kanë vdekur prej saj, përfshi dhe doktorë apo infermierë. Franca është një nga 10 vendet e goditura më rëndë nga infeksionet e koronavirusit, me më shumë se 2.5 milionë raste të konfirmuara dhe rreth 62000 vdekje. Nisma e qytetarisë së përshpejtuar ka nisur atje prej shtatorit, teksa shtatëdhjetë e katër emigrantëve u është dhënë pasaporta franceze dhe 693 janë në fazat finale.
Një total prej 2,890 njerëzish kanë aplikuar deri tani. “Profesionistë të shëndetësisë, zonjat pastruese, punonjësit e kujdesit ndaj fëmijëve, punonjës supermarketesh e të tjerë, të gjithë këta e kanë provuar përkushtimin ndaj vendit dhe tashmë është koha që Republika të bëjë hapin e saj drejt tyre”, thuhej në deklaratën e ministres franceze të qytetarisë Marlene Schiappa.
Normalisht, një aplikues i suksesshëm duhet të ketë qenë rezident për të paktën pesë vjet në Francë, më të ardhura të vazhdueshme dhe të demonstrojë integrim në shoqërinë franceze. Por qeveria thotë tashmë se punonjësit e përpjekjes kundër Covid mund të jetë të pranueshëm edhe me dy vjet qëndrim në Francë, dhe u jepet qytetaria për “shërbime të mëdha të dhëna”.
Në vitin 2017 popullsia e emigrantëve në Francë ishte rreth 6.4 milionë, duke përfshirë një numër të madh nga ish-kolonitë e saj në Afrikën veriore e perëndimore, por procesi i marrjes së qytetarisë ishte shumë i ngadaltë dhe i mbushur me pengesa.
Numri i qytetarëve që morën qytetarinë kishte rënë me 10 përqind në 2019, në krahasim me 2018. Kjo është hera e parë që Franca njeh kontributin e vecantë dhe trimërinë duke dhënë qytetarinë. Në një rast të veçantë, në 2018, autoritetet i dhanë qytetarinë refugjatit nga Mali, Mamoudou Gassama, i cili u njoh edhe si “spiderman” pasi shpëtoi një fëmijë të vogël që ishte varur nga një ballkon në Paris./lexo/
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike