Qeveria ka marrë masa të ashpra për të luftuar përhapjen e COVID-19 sot, ndërsa vendosi të ndalojë hapjen e klubeve të natës, diskove dhe Lounge Bareve apo shërbimeve të ngjashme si në ambiente të hapura ashtu edhe në ato të mbyllura.
Personazhe të njohur të showbiz-it kanë reaguar lidhur me këto masa, shumica prej të cilëve duket se s’kanë qenë dakord me këtë vendim.
Një nga këto është edhe Florjan Binaj, i cili ka shpërndarë një postim ironik në rrjetet sociale.
“Sipas një studimi të Universitetit të Surrelington në Tirinois të Maçaçuets, Covid-19 transmetohet edhe nëpërmjet notave të muzikës sidomos pas orës 20:00. Ky universiteti gjet tek një këngë një notë Do dhe një notë Sol pozitive me Covid, ndërkohë që tamponi i është bërë Mi-së, La-së dhe Re-së, ndërkohë Fa-ja dhe Si-ja kanë dalë negative në test”, shkruan Binaj./abcnews.al
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida