Nga dita e enjte fillon zbatimi i masave të reja shtrënguese të vendosura nga Komiteti i Ekspertëve për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19, duke qenë se shifrat e ditëve të fundit janë vërtetë shqetësuese.
Nga sot qytetarët nuk do të lejohen të qarkullojnë pas orës 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit, vetëm nëse kanë arsye pune apo shëndetësore.
Gjithashtu në këtë orë do të mbyllen të gjitha baret dhe restorantet, përjashtuar ato të shërbimit “delivery”.
Për shkak të rritjes së infektimeve në moshat e reja, Komiteti i Ekspertëve vendosi në mbledhjen e tij dhe kalimin e mësimit online të gjimnazeve në ato që konsiderohen “zona risku”, që përfshijnë 10 bashkitë më të mëdha të vendit.
Këto masa të reja do të qëndrojnë në fuqi për 14 ditë. /A2News/
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë