Ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka theksuar se nëse do të stërmbushen kapacitetet nëpër spitale me raste Kovid-19, atëherë do të rekomandohet orë policore.
“Spitalet me shpejtësi po mbushen. Nuk ka krevate të lira nëpër repartet e infektive në Kumanovë, Shtip dhe Strumicë, ndërsa kanë filluar të mbushen edhe në Kavadar dhe Gostivar”, theksoi ministri Filipçe për TV Telma.
Sipas tij, ka hyrë në funksion edhe spitali mobil në Klinikën Infektive dhe se situata është serioze.
“Nëse vlerësohet se këto kapacitete spitalore do të stërmbushen atëherë definitivisht do të rekomandojmë orë policore”, theksoi Filipçe. (INA)
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?