Filipçe thotë se në gusht mund t’i jepet fund pandemisë

15:28 | 28 Qershor 2021
V. S.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në tribunën “Vaksinimi dhe sfidat” ka deklaruar se nëse vazhdon trendi aktual i infektimeve të reja me virusin korona, atëherë mund të ndodhë që gjatë muajit gusht ose në fillim të shtatori të shpallet fundi i epidemisë.

Ai shpjegoi se që të shpallet fundi i epidemisë duhet që në dy cikle reproduktive prej 14-ditësh të mos ketë raste të diagnostikuara dhe ka disa parashikime te ne se si do të mundte ajo të ndodh.

Filipçe tha se janë thuajse të zbrazët të gjitha qendrat covid dhe gjatë natës së kaluar nuk është paraqitur asnjë pacient i dyshuar për Covid-19.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme u regjistruan 3 raste të reja me COVID-19 dhe 6 pacientë të shëruar, ndërsa nuk kishte asnjë vdekje./Telegrafi/

Të ngjashme