Google ADS

Filipçe: Propozuam që ora policore të fillojë nga e mërkura prej orës 22:00

11:58 | 8 Mars 2021
V. S.

“Propozuam orë policore prej orës 22:00 deri në ora 05:00, në territorin e të gjithë shtetin, nga e mërkura (10 mars)”.

Kështu ka shkruar ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në faqen e tij në Facebook, në lidhje me rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Infektive, për t’u vendosur orë policore, për shkak të rritjes së rasteve të reja.

“Ky propozim është për shkak se në javët e fundit, më shumë të infektuar ka për shkak të transmetimit të virusit në tubime, por edhe për shkak të mosrespektimit të masave për mbrojtje, siç janë mbajtja e maskës, distancës dhe mosgrupimi”, shkruan Filipçe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme