Google ADS

Filipçe: Në disa komuna mund të kthehen masat kufizuese, përfshirë edhe karantinën

14:55 | 29 Maj 2020
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp ka folur në lidhje me gjendjen me coronavirusin në vend.

Ai tha se në ditët e fundit është shënuar rritje e numrit të të infektuarve të rinj me Covid-19, për shkak të siç tha, mosrespektimit të masave.

Filipçe deklaroi se nuk përjashtohet mundësia që të vendosen sërish masa kufizuese, duke përfshirë edhe karantinën, në disa komuna të caktuara.

Ai gjatë konferencës përmendi komunat si ajo e Sarajit, Çairit, Gazi Babës dhe Aerodromit, njofton telegrafi maqedoni

Ai gjithashtu theksoi se në Tetovë, Veles dhe disa vende tjera është duke u bërë monitorim i veçantë i situatës me coronavirusin.

Filipçe tha se në Tetovë është vërejtur numër i lartë i mosrespektimit të masës së izolimit dhe vetizolimit dhe mosmbajtjes së maskave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme