Nëse përkeqësohet gjendja me Covid-19 do të ketë masa shtesë restriktive. Sipas Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe hapat e ardhshëm do të jenë zgjatja e orës policore dhe reduktimi i orarit të kafeneve dhe restoranteve.
“Nëse po mendoni për restrikcionet shtesë, hapat e ardhshëm do të ishin rritja e kohëzgjatjes së orës policore dhe zvogëlimi i kohës së punës së objekteve hotelierike, më shumë se sa limiti aktual që është deri në ora 21, ky është skenari i ardhshëm i mundshëm”, deklaroi ministri Filipçe.
Mirëpo Filipçe vlerëson se ora policore aktuale do të ngelet në fuqi, sepse siç thotë sot ka nën 1 mijë të infektuar në nivel ditor dhe se nuk pret një skenar më të keq.
Nga ana tjetër opozitarja Aleanca për Shqiptarët shprehet e revoltuar ndaj masave që janë në fuqi. Bekim Tateshi nga kjo parti vlerëson se ora policore pas orës 22 nuk ka kurrnifarë efekti, duke i quajtur masat anti-covid si masa populiste, e orën policore si orë politike.
“Ne mendojmë se ato më shumë janë masa populiste sesa janë masa mbrojtëse dhe thjesht për ne ora policore është orë politike. Jeni edhe ju dëshmitarë se prej orës 10 në mbrëmje deri në 5 në mëngjes, ju nuk mund të arrini ta ulni numrin e të sëmurve dhe të infektuarve, prandaj edhe kjo u pa dy javët e kaluara që nuk arritëm rezultate të kënaqshme, bile përkundrazi numrat janë të rritur, spitalet janë të tejmbushura”, vlerëson Bekim Tateshi nga Aleanca për Shqiptarët.
Edhe opozita maqedone e pakënaqur nga puna e Ministrit të Shëndetësisë kërkojnë dorëheqje nga Filipçe, duke e akuzuar për keqmenaxhim me situatën e me virusin korona dhe mos sigurimin e vaksinave për qytetarët.
Përndryshe nëpër spitale apo covid-qendra po trajtohen 520 pacientë pozitivë, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësië.
Sot bëhet një vit nga rasti i parë i vdekjes nga virusi korona në vendin tonë. Ndërkaq deri sot nga ky virus jetën e kanë humbur 3.388 persona./tv21
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...