Google ADS

Festivali i Filmit në Kanë heq kufizimet për Covid-19

00:20 | 6 Maj 2022
Trina Galanxhi

Kufizimet e koronavirusit nuk do të jenë në fuqi në Festivalin e Filmit në Kanë këtë vit, sipas Variety.

Pjesëmarrësit në festival nuk do të testohen sikuse u bë në vitin e kaluar dhe gjithashtu, pjesëmarrësve nuk do t’u kërkohet të mbajnë maska, transmeton portal arbresh.info

“Meqenëse leja shëndetësore nuk është më e vlefshme në Francë, mysafirëve nuk do t’u kërkohet të japin prova të testimit ose imunizimit për të hyrë në Palais,” tha Francois Desrousseaux, sekretari i përgjithshëm i Kanës.

“Shumica e pjesëmarrësve ka të ngjarë të jenë të vaksinuar, sepse Franca e ka bërë shumë të komplikuar udhëtimin e të pavaksinuarve në vend”, tha ai.

Festivali i Filmit në Kanë do të mbahet me 17 maj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme