Spitali në Ferizaj është në limitet e kapaciteteve për të trajtuar pacientët me COVID-19.
Andaj, komuna e Ferizajt ka filluar shtimin e kapaciteteve për qytetarët e infektuar.
Të shtunën, u vendos që veç Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Nerodime, edhe një shkollë në fshatin Lloshkobare që asnjëherë nuk u shfrytëzua për mësim të rregullohet për të infektuarit.
Kjo po mirëpritet nga banorët pasi thonë se në këtë situatë të pandemisë duhet dalë ndihmë qytetarëve.
Nënkryetar i fshatit, Blerim Maksuti, tha se para se të infektuarit të vijnë në shkollë – ajo duhet të rrethohet në mënyrë që mos të rrezikohen banorët.
Nga komuna deklaruan se ky objekt rezervë do të jetë gati më se largu pas tre javësh, nëse do të ketë nevojë.
Aktualisht në këtë qytet janë gjithsej 469 raste aktive, 960 të shëruar dhe 52 të vdekur./KK/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...