Google ADS

Fëmijët në Maqedoni po përballen me shumë kufizime gjatë një pandemie

20:26 | 7 Qershor 2020
Arbresh.info

Mungesa e gjatë e fëmijëve në kopshte dhe shkolla, pa u shoqëruar me miqtë, mund të shkaktojë rritje dhe zhvillim të parregullt, theksojnë ekspertët. Për të tejkaluar gjendjen e koronavirusit, institucionet duhet të gjejnë zgjidhje, që do të rikthente fëmijët sa më shpejt në jetën normale, thotë psikologu Katerina Zlatanoska Popova.

“Ajo që është më shqetësuese për momentin është gjendja e tyre emocionale, pra zhvillimi i inteligjencës emocionale, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne, në vitet e hershme të jetës së tyre. “Fjalë për fjalë tani, në këtë periudhë, ne jemi përballur me vendosjen e shumë kufizime ndaj fëmijëve. Ata vazhdimisht janë të ndaluar të dalin dhe të kalojnë kohën me miqtë e tyre- deklaroi Katerina Zlatanoska Popova, psikologe dhe bashkëpunëtore e jashtme e Ambasadës së Parë të Fëmijëve në Botë Megjashi .

Sipas defektologes Zdenka Stamenova, fëmijët janë viktimat më të mëdha, sepse situatën e re e përjetojnë me shumë stres. Ajo tregon se ata duhet të kthehen në obligimet e tyre të përditshme sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Duhet të flasim me fëmijët, por për këtë të angazhojmë profesionistë, psikologë, pedagogë, sociologë, defektologë, psikiatër, njerëz që punojnë në atë fushë me fëmijët, në mënyrë që ata të jenë të mbrojtur dhe të informuar, që ata të dinë të jenë të kujdesshëm, të dinë çfarë duhet të bëjnë, por edhe mos e kuptojnë aq tragjikisht, sepse ata janë në zhvillim ndërsa stresi ndikon keq te ata- pohoi Zdenka Stamenova, defektologe nga Instituti i Shëndetit Mendor të Fëmijëve dhe Rinisë “Mladost“.

Ekspertët theksojnë se institucionet duhet të dalin nga zona e “rehatisë” dhe të punojnë së bashku me prindërit, shkollat dhe mjekët./Alsat/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme