Fëmijët bartës të virusit, Covid-19 qëndron në hundën e tyre për tre javë

12:06 | 31 Gusht 2020
Trina Galanxhi

Sipas një studimi të ri të bërë nga Koreja e Jugut u nxorrën përfundimet se fëmijët mund të mbajnë koronavirusin në hundën e tyre deri në tre javë.

Studimi u bazua në 91 fëmijë dhe në përfundim u zbulua se edhe në mesin e atyre  të cilët nuk kanë simptoma, virusi mund të gjendej në shtupat e  tyre të hundës.

Fakti që ata kishin virusin e zbulueshëm në hundën e tyre, shkencëtarët thanë se ata ishin të aftë ta kalonin atë.

Për shkak të mënyrës se si Koreja e e Jugut testoi, gjurmoi dhe izoloi rastet, madje edhe ato pa simptoma,  shkencëtarët e patën më të lehtë të zhvillojnë studimet.

Prandaj studimi ishte në gjendje të  jepte informacione të reja në lidhje me fëmijët si bartës të virusit dhe aftësinë e tyre për ta përhapur.

Megjithatë ky studim le ende një pjesë të enigmës të paplostësuar. Vetëm se virusi gjendet në hundën e një fëmije nuk vërteton përfundimisht se ata po e transmetojnë atë me të njëjtën shpejtësi si të rriturit.

Dr Roberta DeBiasi, shefe e sektorit të sëmundjeve pediatrike në Spitalin Kombëtar të Fëmijëve në Uashington DC, tha se do të ishte e palogjikshme të mendosh se fëmijët nuk kanë asnjë rol në transmetim duke qenë se ata mbajnë virusin./oranews/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme