Shtetet e Bashkuara po dalin nga faza “më e rëndë” e pandemisë së coronavirusit – kështu të paktën po pretendon këshilltari për shëndetësi i presidentit amerikan Joe Biden, Anthony Fauci, i cili ka parashikuar se kombinimi i vaksinës, tretmani dhe infeksionet e mëparshme së shpejti do ta bëjnë virusin më lehtë të kontrollueshëm.
Fauci theksoi se shpreson që në muajt e ardhshëm do të shfuqizohen masat anti-COVID, përfshirë bartjen e maskave mbrojtëse që aktualisht është e obligueshme.
“Nëse dalim nga faza e plotë e pandemisë së coronavirusit, që duket se gjithsesi po ndodh, vendimet e reja do të merren si në nivel lokal ashtu dhe në atë qendror. Gjithashtu do të ketë më shumë njerëz që vet do të marrin vendim nëse duan të bartin akoma maskën”, shtoi infektologu amerikan.
I pyetur nëse masat kufizuese do të shfuqizohen, ai tha se shpreson që “së shpejti” do të pajtohet me sugjerimet e kolegëve që kjo do të ndodhë këtë vit.
Megjithatë, ka paralajmëruar se personeli shëndetësor mundet sërish të vënë masat nëse zbulohet se epidemia është në mesin tonë.
Drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Ngjitëse, ka qenë një prej zërave më kritik në SHBA lidhur me pandeminë, ku shpesh është konfrontuar me Donald Trumpin kur ish-presidenti amerikan pretendonte se coronavirusi nuk paraqet rrezik edhe aq të madh.
Kujtojmë që në këtë vend kanë humbur jetën nga COVID-19 mbi 900 mijë persona, derisa numri i rasteve ditore të vdekjeve është akoma në nivel rekord, e rastet e reja të infeksionit kanë filluar të bien ngjashëm sikurse në Afrikën e Jugut dhe Britani të Madhe. /Telegrafi/
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...