Vaksinat kundër koronavirusit mund t’u jepen së shpejti edhe fëmijëve nga pesë vjeç e lart, tha imunologu kryesor në SHBA, Anthony Fauci.
Organi rregullator shëndetësor, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave do të marrë në konsideratë rekomandimin e Pfizer që vaksinat t’u jepen edhe fëmijëve më të vegjël, transmeton portal arbresh.info
Anthony Fauci tha se vaksinat mund të jenë të disponueshme në fillim të muajit të ardhshëm.
Sipas vlerësimeve të tij, të rinjtë amerikanë mund të marrin të paktën një dozë të vaksinës në fillim të nëntorit dhe të imunizohen plotësisht deri në festat e Krishtlindjeve.
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka miratuar më parë që fëmijët 12 vjeç e lart mund të marrin vaksinën Pfizer./neëyorkpost/arbresh.info/
Lëkundje tërmeti në Malin e Zi
E shkatërruar nga zjarret, Paris Hilton ndan pamjet e shtëpi...
KQZ mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës
Sot shpërndahet Kuvendi i Kosovës
Rruga Shirokë-Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimi...
PCOS: Shkaqet, Simptomat dhe Mundësitë e Trajtimit për Menax...