“Pandemia globale Covid-19 ka fshirë rreth 126.5 milionë euro vetëm nga eksportet e fasonëve për 10-mujorin e këtij viti, që është edhe një ndër sektorët më të prekur nga kriza.”
Përfaqësuesit e sektorit shpjegojnë se kriza më e thellë është ndjerë kryesisht te kompanitë që prodhojnë veshje të modës për tregun e huaj.
Si alternativë për t’i mbijetuar situatës shumë prej tyre kanë ndryshuar linjën e prodhimit, duke e orientuar atë drejt veshjeve mjekësore.
Florian Zekja: Gjendja është e vështirë. Kemi kërkesa nga jashtë dhe aktualisht po prodhojmë veshje mjekësore njëpërdorimshe. Kemi hequr dorë edhe nga maskat pasi vendet po prodhojnë vetë. Por nëse vazhdojmë me këto ritme mund të kemi do të kemi probleme me mbajtjen hapur të ndërmarrjeve.
Por, ndryshimi i kursit të prodhimit është shoqëruar me kosto shtesë për industrinë fason. Në kushte të tilla, përfaqësuesit e sektorit bëjnë apel për mbështetje nga qeveria për të nxitur prodhimin Made in Albania, teksa shtojnë se kanë nisur edhe diskutimet konkrete mes palëve.
Florian Zekja: Po zhvillojmë diskutime me Financat dhe Mbrojtjen e Sipërmarrjes për disa paketa mbështetëse për të bërë të mundur atë që e quajmë ‘Made in Albania’ dalë në treg me totalisht me produktet tona. Po diskutojmë për një garanci të tretë por nuk janë definuar ende kriteret për këtë kredi.
Rikthimi në normalitet për eksportuesin më të madh në vend duket se është shumë larg, kjo edhe për shkak të pasigurive të shtuara mbi vijimësinë dhe kohëzgjatjen e pandemisë, duke bërë që shumë prej shteteve drejt të cilave eksportojnë po rikthejnë masat kufizuese./TCH
Aktorët e Teatrit Kombëtar që 40 ditë në grevë
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë