Dy mësuese nga Shkodra dhe bashkëshortet e tyre që kishin planifikuar për të shkuar me pushime në Dubai u shpallën fajtorë nga Gjykata e Tiranës mbasi falsifikuan testet e covidit.
Hetimi i prokurores Elsa Kareci provoi një fenomen të ri të falsifikimit të testeve nga qytetarët që për t’ju shmangur rezultateve të papritura të testit janë gati të paguajnë nën dorë për të siguruar dokumentin shëndetësor. Këtë gjë bënë edhe dy çiftet që paguan për çdo test 3 mijë lekë dhe që sipas gjyqtarit Altin Abdiu, duhen konsideruar fajtorë dhe ndaj u dënuan me kusht.
Por ata i thanë gjyqtarit se prenotuan me ofertë dhe nuk donin të rrezikonin nga testi për të djegur udhëtimin.
Alfred Bari avokat: vë re një rritje të numrit të personave që thjesht kërkojnë thjesht të shkojnë me pushime, të marrin një test të shpejtë, duke qenë në dijeni të këtij fakti. Ka pasur raste dhe vazhdon të ketë.
Përpos hetimit që zbuloi një rrjet për pajisjen me test false të covidit , policia e Tiranës i thotë TCH se rastet më të shumta i ka referuar policia kufitare mbas dyshimeve se testet nuk janë prodhuar nga laboratorët në fjalë.
Por avokatët që i përfaqësojnë të akuzuarit shtojnë se fenomeni më i ri është testi fiktiv, pra qytetarët nga frika se mos janë të infektuar lidhen me klinikën dhe prodhojnë testin në fjalë që mos të djegin udhëtimin.
Alfred Bari avokat: Dhe prandaj orientohen drejt kësaj pjesës që nuk duan ta dinë apo nuk duan ta pranojnë që mund të jenë të infektuar dhe automatikisht kërkojnë rrugën më të shkurtër.
Gjykata deklaron se në kryeqytet për një vit janë dënuar 20 shtetas./tch/
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?