Google ADS

Evropa rrezikon valë të re të COVID-19, paralajmëron OBSH-ja

11:58 | 2 Korrik 2021
V. S.

nfeksionet e COVID-19 janë rritur mbi 10 përqind për një javë në Evropë, për herë të parë pas dy muajsh. Në këtë mënyrë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ekziston rreziku i një vale të re e cila mund të përfshijë Evropën gjatë ditëve në vijim.

Drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge, tha se rreziku është rritur nga shpërndarja e ngadaltë e vaksinave, varianteve të reja, si dhe grumbullimi masiv i njerëzve.

Sipas tij, ekziston gjithashtu rreziku që “EURO 2020” po vepron si një “super-shpërndarës”, pasi qindra tifozë që u kthyen nga Londra dhe Shën Petersburgu kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Me këtë rast, Zyrtarja e Lartë e Emergjencave në OBSH, Catherine Smallëood, iu ka bërë thirrje qyteteve ku luhen ndeshjet e Kampionatit Evropian të bëjnë më shumë për të monitoruar lëvizjen e tifozëve.

Krahas Evropianit 2020, rrezik është duke paraqitur edhe varianti Delta i cili e ka origjinën në Indi. Qendra e BE-së për Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) vlerëson se ky variant mund të përbëjë 90 përqind të rasteve deri në fund të gushtit, shkruan BBC.

Rusia ka regjistruar numër rekord të vdekjeve për tre ditët e fundit me 672 viktima, derisa 23,543 raste të reja janë konfirmuar vetëm të enjten. Shumica e rasteve të reja në Moskë janë të variantit Delta, derisa zyrtarë të lartë shëndetësorë po flasin gjithashtu për një variant të ri Delta-plus.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme