Rokeri Eric Clapton ka ngitur zërin kritik ndaj protokoleve të suigurisë për shkak të pandemisë, duke argumentuar se ata që po vaksinohen janë viktima të “reklamave subliminale” nga kompanitë farmaceutike në mediat sociale.
17 herë fitues në Grammy, Clapton e bëri këtë koment gjatë një interviste me The Real Music Observer, transmeton portal arbresh.info
Clapton i është bashkuar skeptikëve ndaj vaksinës kundër koronavirusit, bllokimet dhe masat e vendosura si mbrojtje ndaj panemisë i quajti “skllavëri”.
“Sido që të ishte memorandumi, nuk më kishte arritur mua,” tha Clapton. “Më pas kuptova se kishte vërtet një memorandum – një djalë, Mattias Desmet, ka folur për të. Është e mrekullueshme, e dini, teoria e formimit të hipnozës masive. Dhe munda ta shihja, sapo fillova ta kërkoja”.
“E pashë kudo,” vazhdoi ai. “Dhe më pas m’u kujtua të shihja gjëra të vogla në YouTube, të cilat ishin si reklama subkoshiencë. Ka vazhduar për një kohë të gjatë – ajo gjëja e “nuk do të zotëroni asgjë dhe do të jeni të lumtur”.
Clapton duket se i referohej një koncepti të promovuar nga Desmet, një profesor i psikologjisë klinike në Universitetin e Gentit në Belgjikë. Teoria gjerësisht e diskredituar e Desmet sugjeron që njerëzit janë “hipnotizuar” për të besuar idetë kryesore rreth Covid-19, siç janë procedurat e testimit dhe vaksinimet.
Më vonë në intervistë, Clapton kritikoi median për përjetësimin e asaj që ai e përshkroi si “trafik krejtësisht i njëanshëm për ndjekjen e urdhrave dhe bindjes” dhe la të kuptohej se i kishte kanalizuar zhgënjimet e tij në muzikë. Përveç “Stand and Deliver”, ai publikoi një himn kundër vaksinimit, “This Has Gotta Stop”, në gusht të vitit të kaluar.
Clapton, 76 vjeç, është vaksinuar në vitin 2021, por pas disa problemeve shëndetësore, ai i ka quajtur ato “katastrofike”, ndërsa mënyrën e vaksinimit e ka quajtur “hipnozë masive”./arbresh.info/
Një tjetër rast, aeroplani holandez del nga pista në Norvegj...
Ushtarë të FSK-së dhe FASh-it kryejnë stërvitje komplekse në...
Abdixhiku jep detaje për ndërtimin e pesë stadiumeve të prem...
177 të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kore të Jugut, qeveri...
Guardiola deklaron se Manchester City do të rikthehet pavarë...
Osmani mirëpret në zyrën e saj fëmijët nga komunitetet: Koso...