Teksa pritet që sot në Vlorë të nis procesi i vaksinimit, një incident është shënuar në ambientet e pallatit të sportit që është bërë gati si sallë vaksinimi.
Top Channel raporton se krye- vaksinuesit në Vlorë, i ka rënë të fikët. Ndërkohë ai është shoqëruar me ambulancë për në spitalin rajonal të Vlorës. Nuk dihet ende nga se ka ardhur gjendja e të fikëtit te vaksinuesi.
Kujtojmë se ekipi i vaksinuesve është trajnuar për këtë proces. Pas Tiranës, vaksinimi nisi fillimisht në Shkodër, ndërsa sot do të vijojë në Vlorë. Bëhet fjalë për 1500 doza dhe 745 persona që do të vaksinohen si pjesë e stafeve mjekësore. Pritet që të marrë pjesë edhe kryeministri Rama. Ndërkohë edhe spitali i Vlorës i shtohet strukturës së trajnimit të Covid.
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...