Për festat e ardhshme fetare së pari do të bisedojmë dhe do të shohim nëse Komisioni për Sëmundje Infektive do të rekomandojë masa të reja, deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pas vizitës së sotme në ISHP Spitalin klinik-Manastir.
Sipas ministrit Filipçe, gjatë festave të vitit të kaluar ka pasur masa më të ashpra, por thelbi është në respektimin e masave tashmë ekzistuese.
“Ne kemi masa të balansuara, ndërsa kemi zbatuar rezultate nga disa vende të cilat kishin masa më së ashpra, por edhe krahas asaj u përballën me valë të fuqishme. Ashtu për shembull në vendet e Evropës së Mesme edhe pse nuk kanë punuar as restoranet, as dyqanet, kishte numër të madh të pacientëve, që do të thotë se virusi nuk i kursen as ato vende më tutje. Ato vende të cilat vendosën orë policore dhe karantinë më të ashpra se tonat, prejse u paraqit vala sërish nuk dhanë rezultate, ndërsa atje ka rekomandime përderisa respektohen nuk do të ketë problem. Këto masa të balansuara janë një restriksion mesatar, i kombinuar me përgjegjësi individuale”, theksoi Filipçe.
Në takim me gazetarët në Manastir, ministri përkujtoi se spitali modular në atë qytet është më i madhi në shtet dhe mund të jetë në funksion në çdo moment.
“Përballemi me pikun e valës më të fuqishme deri tani, një numri të madh të pacientëve u nevojitet mbrojtje shëndetësore përkatëse për të cilën kemi konsultim të plotë dhe koordinim me drejtorët e të gjitha spitaleve në shtet. Ka numër të mjaftueshëm të shtretërve spitalor dhe çdo pacient do ta marrë mbrojtjen shëndetësore përkatëse”, vërtetoi Filipçe. Shtoi se pret që autoritetet shëndetësore serbe ta dërgojnë listën elektronike për të gjithë qytetarët të cilët në periudhën e fundit janë vaksinuar në Serbi, ndërsa me dozën e dytë do të vaksinohen në vendin tonë.
ISHP Spitali klinik-Manastir ka dy pika në kovid-qendrën, dhe për momentin ka edhe 30 shtretër të lirë./zhurnal
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...