Rasti i parë i raportuar i një maceje që transmeton koronavirusin nuk duhet të alarmojë pronarët e kafshëve shtëpiake, por sipas një eksperti kanadez, duhet bërë kujdes dhe duhet marrë masat paraprake.
“Unë mendoj se është e rëndësishme për ne të kuptojmë se ky virus ende mund të lëvizë midis specieve,” tha së fundmi specialisti veterinar Dr. Scott Weese për New York Times, transmeton portal arbresh.info
Rasti që përfshin përhapjen e SARS-CoV-2 nga një mace tek një veteriner në Tajlandë nuk ishte befasi sepse transmetimi nga kafshët te njeriu është dukur prej kohësh i mundshëm, sipas ekspertit, i cili është edhe profesor në Kolegjin Veterinar të Universitetit të Guelph në Ontario.
Që nga fillimi i pandemisë, ekspertët janë duke bërë kërkime të gjëra mbi transmetimin e koronavirusit nga kafshët tek njerëzit.
Ata janë fokusuar te macet sepse janë në rrezik më të lartë për infeksione të frymëmarrjes.
Dhe studime të tjera kanë treguar se pronarët e kafshëve shtëpiake mund të infektojnë macet e tyre dhe se macet ndonjëherë mund të infektojnë njëra-tjetrën.
“Kam qenë shumë i sigurt se ishte e mundur, prandaj ne kemi bërë mbikëqyrje të kafshëve dhe kemi shpenzuar shumë kohë duke zhvilluar dhe komunikuar udhëzime praktike, në mënyrë që veterinerët të zvogëlojnë rrezikun e një ngjarje të tillë”, tha ai.
Burri dhe gruaja që u infektuan me koronavirus nga macja u shtruan në spital, ndërsa macja u dërgua në spitalin e kafshëve, ku teshtiu në fytyrën e veterinerit gjatë një ekzaminimi. Veterinarja ishte e maskuar, por sytë e saj ishin të pambrojtur. Tre ditë më vonë edhe ajo u sëmur.
Edhe pse një mace e infektuar mund të përhapë sëmundjen, shansët që një mace të sjellë koronavirusin në një familje janë shumë të vogla./arbresh.info/
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...