Eksperti i shëndetësisë Driton Vela ka folur në lidhje me rritjen e rasteve me COVID-19 në Kosovë.
Vela theksoi se jemi në fillimet e valës së radhës, njofton Klankosova.tv.
“Kjo do të thotë që jemi në fillimet e valës së radhës, janë javët e para, në bazë të të dhënave, e cila ka filluar në fund të dhjetorit, po duket që po i përngjan shumë variantit Delta, së paku sa i përket rritjes së numrit të rasteve aktive, por jo edhe për parametra tjerë të pandemisë”.
“Është shumë e ngjashme me atë se çka ka ndodhur gjatë valës së Deltës, fatmirësisht që gjatë javëve të para nuk po vërejmë rritje të hospitalizimeve dhe vetëm sot ishte një vdekje.”
“Kemi edhe dëshmi shkencore, varianti Omicron përhapet më shpejt se variantet paraprake, duke përfshirë edhe variantin Delta, por e mira është se shkalla e rrezikut nga hospitalizimet nga ky variant është më e ulët”.
Tutje, Vela tha se kanë mbajtur takim me ministrin Rifat Latifi, ku kanë diskutuar masat.
“Ky komision është këshillëdhënës, është i përbërë nga ekspertë në kuadër të pandemisë, është zyrtarizuar në fund të dhjetorit nga ministri Rifat Latifi, edhe pse është krijuar vonë ky komision, kemi mbajtur një takim, ku janë diskutuar disa opsione, nga ato më ekstreme deri te ato më të arsyeshme, të gjithë kanë dhënë rekomandimet e veta, ka disa propozime të tipit ndoshta të ashpërsimit të orës policore, por jo të jetë shumë e theksuar, kemi pasur edhe propozime edhe më të ashpra, por që nuk ka pasur konsensus”.
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...