Eksperti gjerman ngre alarmin: Virusi po përhapet nga Italia Veriore

01:41 | 29 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Virologu i njohur gjerman Aleksandër Kekule, ka deklaruar se Covid që po përhapet aktualisht nuk është ai i Wuhan, por vjen nga veriu i Italisë. Ai fajësoi Italinë se nuk i mori seriozisht paralajmërimet e Kinës në fillim të këtij viti, duke mos marrë masa për të bllokuar përhapjen e infeksionit.

Ekperti u shpreh se Covid-19 që qarkullon aktualisht nuk vjen nga qyteti kinez i Wuhan, dhe se 99.5% i të gjithë rasteve lidhet me një mutacion që vjen nga rajonet veriore të Italisë. Ky “cep” italian i virusit quhet mutanti “G”, dhe ka mutacione gjenetike, dhe është më infektues se varianti i zbuluar në Wuhan, epiqendër e epidemisë së Covid 19 në Kinë.

Ndër të tjera ai theksoi se duhet të bëhet kujdes, pasi në Wuhan nuk e dinin se për çfarë bëhet fjalë, ndërsa në veri të Italisë kishte pasur paralajmërime nga Pekini, por nuk u morën seriozisht këto paralajmërime. Ai tha se në fillim të 2020-ës shpërtheu një epidemi që nuk u zbulua, e virusit origjinal, për disa javë. Derisa u zbulua në muajin shkurt, virusi pati kohë për të ndryshuar gjenetikisht dhe tashmë është më infektues se varianti origjinal i Wuhan.

 

Të ngjashme