Numri në rritje i të infektuarve me Covid ka ngritur shqetësime në shoqërinë angleze, por edhe në mjekësinë e vendit.
Sipas ekspertëve, izolimi i të sëmurëve me Covid nuk do të konsidrohet zgjidhje e duhur, transmeton portal arbresh.info
Profesori i Mjekësisë Paul Hunter sugjeroi që britanikët e prekur nga Covid së shpejti mund të duhet të lejohen të vazhdojnë jetën e tyre pa pasur nevojë të izolohen.
Profesori Hunter sugjeroi se pandemia e koronavirusit ka të ngjarë të kthehet në endemi dhe të trajtohet njëlloj sikurse një ftohje e zakonshme.
“E gjithë çështja se sa kohë do të jemi në gjendje t’i lejojmë njerëzit të izolohen nëse janë pozitivë do të duhet të diskutohet shumë shpejt sepse kjo është një sëmundje që nuk po largohet. Infeksioni nuk do të largohet, edhe pse nuk do të kemi raste të rënda sikurse më parë”, tha ai.
“Në fund të fundit, ne do duhet t’i lejojmë njerëzit që janë pozitivë me Covid të bëjnë jetën e tyre të përditshme, ndërsa infeksionin ta trajtojmë si ftohje të zakonshme”, shtoi ai, shkruan express.uk.
Profesori ka theksuar se mutacione të reja mund të shfaqen në të ardhmen.
“Koronaviruset e tjerë hedhin variante të reja zakonisht çdo vit apo më shumë dhe kjo është pothuajse me siguri ajo që do të ndodhë me Covid”, shtoi ai./arbresh.info/
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj