Google ADS

Ekspertët shëndetësorë i kërkojnë qeverisë maqedonase heqjen e testeve PCR për shtetet fqinje

13:24 | 28 Shtator 2020
M. A.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive është rekomanduar heqja e PCR testeve negative për shtetasit nga vendet e rajonit.

Alsat nga burime brenda komisionit mëson se ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë ditës do të komunikojë me institucionet vendore dhe homologët e tij nga rajoni, që gjatë javës që vijon Qeveritë të sjellin vendim unanim për heqjen e masës.

Në nismën rajonale për heqjen e njëkohësishme të testeve PCR negativ, pritet edhe miratimi i masave që duhet respektuar për lëvizje brenda vendeve të Ballkanit Perëndimorë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme