Pasojat psikologjike të pandemisë së Covid-19 do të prekin njerëzit në shumë mënyrë, përfshirë edhe dëshirën për të mos patur fëmijë dhe në të ardhmen, ekspertët amerikanë parashohin se njerëzit do të jetojnë të vetmuar.
Ekspertët kanë rishikuar 90 studime për të parashikuar se sa do të ndryshojë njerëzimi pas pandemisë, madje edhe te njerëzit që nuk janë prekur nga Covid-19, transmeton portal arbresh.info
“Sa më gjatë të zgjasë pandemia, aq më keq do të jenë pasojat”, tha Marty Hasselton, një psikolog në Universitetin e Kalifornisë, Los Angeles.
Një në tre femra vuajnë nga vetmia
Parashikimet nuk janë premtuese, sepse numri i fëmijëve të lindur dhe martesave do të ulet, gjë që do të ndikojë në uljen e popullsisë së vendeve të caktuara, raportoi Daily Mail.
Rënia e numrit të të porsalindurve do të ndikojë në shoqëri dhe ekonomi, dhe kështu do të ndikojë në vendet e punës dhe mbështetjen për popullatën e moshuar.
Për më tepër, ekspertët parashikojnë që ndarja e pabarabartë në punët e shtëpisë për shkak të karantinës do të çojë në pabarazi më të madhe gjinore dhe do të inkurajojë një konservatorizëm më të madh social.
Me pak fjalë, sipas ekspertëve me pandeminë po bëhet një eksperimet social dhe pasojat ende mbeten për t’u parë./arbresh.info/
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...