Ministria e Shëndetësisë në Neë York deklaroi se koronavirusi nuk mund të përhapet lehtësisht përmes marrëdhënieve seksuale. Ata gjithashtu inkurajuan njerëzit të jenë më kreativ kur bëhet fjalë për seksin e sigurt.
Masat paraprake janë ende të pranishme në botë për shkak të pandemisë koronavirus, dhe popullatës i kërkohet të qëndrojë në shtëpi dhe të zvogëlojë kontaktin me të tjerët. Sipas hulumtimit të fundit, kontakti mes njerëzve është intensifikuar për shkak të nevojës së shpeshtë për seks, transmeton portal arbresh.info
Transmetimi koronavirus gjatë seksit nuk është studiuar sa duhet. Shkencëtarët gjetën koronavirusin në spermë, edhe pasi disa burra u shëruan nga sëmundja, sipas CNN.
E gjithë kjo tregon për mundësinë e transmetimit të virusit përmes kontaktit seksual.
Ideja që seksi mund të jetë “i rrezikshëm” mund të ketë efekte psikologjike në një kohë kur njerëzit janë shumë të ndjeshëm, thuhet në studim.
Meqenëse koronavirusi mund të përhapet me frymëmarrje, Ministria e Shëndetësisë sugjeron që njerëzit duhet të mbajnë maska gjatë marrëdhënieve seksuale.
“Jini krijues kur bëhet fjalë për pozicionet dhe pengesat fizike”, sugjerojnë ekspertët./arbresh.info/
Drin Ejupi i bashkohet listës së PDK-së për zgjedhjet e 9 sh...
Sot pritet të rikthehet furnizimi me ujë të pijes në Mitrovi...
Driloni-banorëve: Drenusha është ‘bossi’ i shtëpisë, ju jeni...
Vetëplagoset një 45-vjeçar në Lezhë
Situata në Ibër Lepenc, Rizvanolli: Mund të ketë reduktime t...
Policia shqiptoi afro 800 gjoba brenda një jave në rajonin e...