Vala e dytë e koronavirusit mbërrin kur temperaturat të bien në 4 gradë celsius në dimër, paralajmërojnë ekspertët britanikë të shëndetësisë. Zyrtarët vendas thonë se një rritje e numrit të infektimeve atëherë mund të çojë në një mbyllje të dytë të vendit, e kjo në kohën kur ekonomia e goditur rëndë prej pandemisë sapo ka nisur të marrë veten.
Një anëtar i grupit Këshillimor Shkencor për Emergjencat në Britania tha se besohet gjerësisht që virusit i “pëlqen” temperatura 4 gradë Celsius, e kjo mund të shpjegojë përhapjen e shpejtë të tij në shkurt e mars.
“Për momentin mund ta kalojmë më lehtë se është verë. Por është e rëndësishme që njerëzit të përgatiten për sfidat që do të sjellë dimri”, u shpreh ai.
Gjatë krizës se koronavirusit, afro nëntë milionë punëtorë, ose më shumë se një e katërta e fuqisë totale punëtore, i humben përkohësisht vendet e punës në Britani. Kjo i ka kushtuar shtetit mbi 24 miliardë paund. Vetë kryeministri Boris Johnson ka qenë i infektuar me koronavirus dhe për shërimin e tij është dashur të qëndrojë në kujdes intensiv./elbasanplus/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?