Rreth një në tre njerëz të cilët së fundi kanë marrë vaksinën kundër covid nga Shërbimi Nacional për Shëndetin në Britani të Madhe raportojnë disa efekte anësore.
Asnjë nga efektet anësore nuk ishin serioz – më e zakonshme ishte një mpirje rreth vendit të injeksionit, gjetën hulumtuesit të cilët mblodhën të dhëna, raporton bbc.
Ekspertët thonë që gjetjet, nga rreth 40,000 persona – shumica punëtorë të kujdesit shëndetësorë – janë lehtësuese për miliona të cilët po vaksinohen tani.
Disa efekte anësore duhet të priten të ndodhin dhe nuk është një gjë e keqe, thonë ata. Kjo nuk është vetë sëmundja, por përgjigja e trupit ndaj vaksinës.
Vaksinat kundër covid nuk e përmbajnë virusin pandemik dhe nuk mund t’i japin sëmundjen njerëzve. Në vend të kësaj, ata përdorin version të padëmshëm apo pjesë të coronavirusit të cilat mësojnë trupin se si të njoh dhe luftoj virusin e vërtetë.
Hulumtuesit kërkuan reagime, përmes një aplikacioni, nga njerëzit të cilët kanë marrë së paku një dozë të vaksinës Pfizer-BioNTech.
Ekipi i aplikacionit Zoe nga Kolegji Mbretëror në Londër grumbulloj këto të dhëna:
Këto efekte-anësore janë përmirësuar brenda disa ditëve.
Të gjitha testet mjekësore dhe eksperienca me vaksinim deri më tani sugjerojnë që vaksinat janë të sigurta dhe efektive./arbresh.info/
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...