Edi Rama niset drejt Amerikës për t’i siguruar Shqipërisë vaksinën anti-Covid

13:48 | 5 Dhjetor 2020
A. B.

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është nisur drejt Shteteve të Bashkuara, ku sipas tij do të takohet me prodhues të vaksinës kundër koronavirusit.

“Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri! Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara”, shkruan Rama në “Twitter”.

Kujtojmë që më herët Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se qeveria shqiptare është në proces negocimi me disa kompani për të siguruar në kohë vaksinën anti-COVID.

Ministrja është shprehur se qeveria ka bërë një parapagim prej 3.9 milionë dollarë për të mundësuar sa më shpejt të jetë e mundur vaksinën anti-COVID.

Sjellim në vëmendje që në SHBA janë dy kompani që kanë deklaruar rezultate të larta në lidhje me vaksinën anti-Covid, Pfizer dhe Moderna.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme