Edhe 5 të vdekur me Covid-19

15:21 | 21 Korrik 2020
Arbresh.info

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndërruar jetë edhe pesë persona me Covid-19, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Numri total i rasteve pozitive është 6.045 raste nga 31.956 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 144 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Ndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 168 raste të reja me Covid-19 ndërsa janë shëruar 157 pacientë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme