Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se në takim me zyrtaret nga Qeveria, i kanë paralajmëruar për atë se çka mund të ndodh nëse në Kosovë ka mbyllje të pjesshme, ndërsa në rajon, sidomos në Shqipëri ka masa më të relaksuara.
Rukiqi ka shkruar në Facebook se Kosova është shumë e ndërlidhur me ekonomitë e rajonit.
“Shkupi është larg vetëm 1 orë nga Prishtina, Durrësi/Tirana jo më shumë se 3 orë. Çdo vendim që merret për çfarëdo çështje, jo vetëm për COVID, duhet ta ketë parasysh këtë ndërlidhje. Kemi mësuar shume për 1 vit duke u ballafaquar me pandeminë, prandaj na duhen vendime racionale të cilat prodhojnë efekt në menaxhimin e pandemisë dhe nuk e dëmtojnë ekonominë”, ka shkruar ai.
Ky reagim i Rukiqit vjen pasi vetëm gjatë së premtes u bë e ditur se mbi 13 mijë qytetarë të Kosovës e kanë kaluar kufirin Kosovë-Shqipëri.
Kjo ka ndodhur për shkak të masave të marra nga Qeveri e Kosovës, përkatësisht nga Ministria e Shëndetësisë për të parandaluar përhapjen e Covid19.
Këto masa ndalojnë qarkullimin e qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç në raste urgjente.
Shërbimet e gastronomisë janë obliguar të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri më 18 prill. Ato lejohen të punojnë vetëm me shërbimet “merr me vete”, “dërgesë me porosi” apo marrjes së porosive pa u larguar nga makinat.
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit