Kryetarët e Komunave kanë mbajtur një takim virtual me Ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë Arben Vitia për të diskutuar lidhur me situatën e pandemisë Covid–19 pas rritjes së rasteve të reja të infektimeve dhe vlerësimin e masave me qëllim të uljes së rasteve të vdekjeve dhe infektimeve të reja dhe kundër shpërndarjes së këtij virusi.
“Ministri Vitia në fjalën hyrëse informoi Kryetarët e Komunave lidhur me situatën e tashme pas rritjes së rasteve të infektimeve. Ndër të tjera ai theksoi se versioni Delta i Covid-19 është duke u përhapur 4 deri 6 herë më shpejtë dhe më shumë”, thuhet në njoftimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, shkruan arbresh.info.
Në këtë segment mosha e të të infektuarëve mes 10—20 vjeçarëve është duke u rritur. Institucionet tona kanë marrë masa edhe për shtimin e numrit të shtretërve në spitalet tona.
Po ashtu, Ministri i Shëndetësisë informoi Kryetarët e Komunave edhe për disa vendime dhe masa shtesë.
– Mësimi nuk fillon deri më 13 shtator dhe atëherë të rivlerësohet situata.
– Gastronomia do të punoj vetëm deri në ora 21:30 dhe vetëm në ambiente të jashtme.
– Do të ketë kufizim të lëvizjes nga ora 22:00 deri ora 5:00.
– Do të rekrutohen 1116 personel shëndetësorë dhe inepsketues për të fuqizuar betejën e kundër kësaj pandemie.
– Komunat në shkallë 92% sipas kërkesave të tyre janë furnizuar me barna esenciale.
– Në fillim të shtatorit do të mbërrijnë edhe 470 mijë vaksina përmes Covax.
– Deri me 13 shtator do të punohet vetëm me staf esencial nëpër institucione.
Në anën tjetër Kryetarët e Komunave shprehën gatishmërinë edhe për angazhime shtesë në betejën kundër pandemisë Covid-19 duke theksuar se jeta e qytetarëve tanë është prioritet për institucionet tona dhe gjitha masat dhe angazhimet shtetërore duhet të shkojnë në këtë drejtim.
Mirëpo në këtë drejtim, Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë që të shtohet numri i qendrave të vaksionimit, të shtohet numri i inspektorëve komunalë për respektim e masave anti-covid-19 si dhe rekrutimi i stafit shëndetësorë të decentralizohet tek komunat.
Ministri i Shëndetësisë Vitia lidhur me kërkesën për shtimin e Qendrave të Vaksionimit tha se numri i të vaksinuarëve bëhet në proporocion me numrin e vaksinave që shteti ynë ka në dispozicion./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...