Gati 5300 vdekje të tepërta janë regjistruar në Kosovë në dy vitet e pandemisë, më 2020 dhe më 2021, në raport me mesataren 5-vjeçare.
Këto të dhëna u morën sipas disa statistikave që i ka publikuar të premten internisti Driton Vela.
Kjo ka shtuar dyshimet se shumë vdekje nga COVID-19 nuk janë raportuar në vend gjatë valës së parë të COVID-19.
Ai ka thënë se në vitin 2020 janë regjistruar mbi 2000 vdekje të tepërta apo 23 për qind më shumë në raport me mesataren pesëvjeçare. Për vitin 2021, kanë qenë 3200 vdekje të tepërta në raport me atë mesatare. Në përqindje viti 2021 ka pasur 36 për qind më shumë vdekje në raport me mesataren.
“Edhe pse numri më i madh i vdekjeve ditore nga COVID-19 të raportuara zyrtarisht i takojnë periudhës gjatë valës delta, megjithatë, sipas Agjencisë të Regjistrit Civil numri më i madh i vdekjeve ka ndodhur gjatë valës alfa (muajt mars dhe prill 2021), gjithsej 3040 të vdekur apo rreth 100% më tepër vdekje në raport me mesataren para pandemisë për këta muaj. Këto të dhëna janë indikative për nën raportim më të theksuar të vdekjeve nga COVID-19 gjatë valës alfa”, ka shkruar Vela në Facebook./reporteri/
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik