Sot bëhen dy vjet që nga paraqitja e rasteve të para me coronavirus në vendin tonë. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani me virus u infektuan 226 mijë e 845 qytetarë.
Betejën me COVID-19 nuk e fituan 3 mijë e 124 qytetarë, ndërsa numri i personave që janë shëruar nga virusi ka arritur në 222 mijë e 973 qytetarë.Për gjatë këtyre dy viteve, në fuqi kishte masa të shumta kufizuese, të cilat kohë pas kohe ndryshuan por që në fuqi kishte mbetur kufizimi i lëvizjes sa i përket qytetarëve, transmeton Telegrafi.
Qeveria vendosi që orën policore ta largojë më 1 mars 2022, ku edhe bëri disa lehtësime sa i përket sektorit të gastronomisë.Situata epidemiologjike është vlerësuar stabile nga ekspertet shëndetësorë, të cilët edhe kanë mirëpritur lehtësimin e masave antiCOVID.
Numri i pacientëve me coronavirus që janë duke u trajtuar në spitale ka rënë për gjatë kësaj kohe. Ku sipas një njoftimi të bërë nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, bëhet e ditur se aktualisht në spitale po trajtohen nëntë pacientë të konfirmuar me virus.
Gjithashtu, edhe Klinika Infektive ka bërë të ditur se për shkak të uljes së rasteve të pacientëve me coronavirus, tashmë kanë filluar të pranojnë edhe pacientë tjerë.
Ndërkohë, në vend është duke vazhduar vaksinimi i popullatës kundër COVID-19, ku tashmë qytetarët janë duke vazhduar të marrin edhe dozën e tretë të vaksinës kundër virusit.
Sipas të dhënave të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.550 doza të vaksinës.Kurse me dozën e dytë janë vaksinuar 818.255 qytetarë.Ndërkaq MSH njofton se deri më sot janë dhënë 98.577 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...