Shkencëtarët spanjollë kanë ekzaminuar sjelljet dhe zakonet e ndryshme që ndikojnë në gjasat për t’u infektuar me koronavirus dhe kanë bërë një zbulim interesant.
Shpërndarja e sendeve ushqimore dhe mallrave nga supermarkete, si dhe marrja e kafshëve shtëpiake për një shëtitje, mund të jenë zakonet që rrisin ndjeshëm gjasat për t’u infektuar me koronavirus, transmeton portal arbresh.info
Studimi beson se qentë mund të marrin virusin dhe më pas ta përhapin dhe ta transmetojnë atë duke prekur vendet tjera publike, dhe më pas duke prekur vetë pronarët.
Kafshët nuk sëmuren vetë, por meqenëse mund të transmetojnë virusin tek pronari dhe anëtarët e familjes dhe të shkaktojnë sëmundjen, autorët e hulumtimit paralajmërojnë pronarët e qenve që të rrisin higjienën gjatë dhe pas marrjes së kafshëve në shëtitje.
Për më tepër, hulumtimi i kryer bashkërisht nga Universiteti i Granadës dhe Shkolla Andaluziane e Shëndetit Publik ka treguar se porositja e mallrave në internet nga një supermarket me dorëzim në pragun tuaj rrit rrezikun e infektimit me një përqindje të pabesueshme 94 përqind dhe është në të vërtetë më e rrezikshme se të shkoni në dyqani vete për të bërë pazar.
Për hir të krahasimit, i njëjti hulumtim tregoi se kthimi në punë në ambientet e kompanisë rrit rrezikun e infektimit me 76 përqind, ndërsa një gjetje pozitive me Covid- 19 e disa anëtarëve të familjes rrit rrezikun me 60 përqind./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...