Dy persona me pasaportë të Maqedonisë dhe Bullgarisë, janë arrestuar në kufirin në mes këtyre dy shteteve, për shkak të ikjes nga karantina e detyruar në Bullgari.
Ata kanë hyrë në Bullgari përmes kalimit kufitar Vidin me Rumaninë, ku edhe ju është dhënë vendim nga Inspektorati Rajonal Shëndetësor për karantinë të detyruar 14 ditore, përcjell telegrafi maqedoni.
Karantinën është dashur ta bëjnë në fshatin Llogodazh në Bllagoevgrad, por kanë vendosur që të largohen.
Ata dje rreth orës 13:00 janë arrestuar në kalimin kufitar Gjueshevo.
Të dy akuzohen për shkelje nenin 355 të Ligjit Ndëshkues dhe me kërkesë të Prokurorisë së Bllagoevgradit ju është shqiptuar masa e paraburgimit prej 72 orëve.
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së