Në Komunën e Prishtinës sonte janë paraqitur edhe dy raste të reja me coronavirus.
Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi thotë se rastet e reja janë raste kontakti nga qytetarja që ishte infektuar në një klinikë gjinekologjike private në Prishtinë.
Gashi thotë se sot nga Komuna e Prishtinës janë dërguar për testim rreth 30 raste.
“Nga Komuna e Prishtinës 63 raste me COVID-19 janë shëruar, dy kanë vdekur ndërsa 10 raste janë aktive”.
Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë thotë se edhe sonte rastet e kontaktit të ditëve të fundit janë duke u gjurmuar.
Komuna e Prishtinës është e katërta në nivel Kosove për nga numri i përgjithshëm i të infektuarve me 75 raste të paraqitura me COVID-19./lajmi.net/
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...