Dy pacientë të hemodializës infektohen me koronavirus në Rahovec

00:59 | 3 Maj 2020
Trina Galanxhi

Edhe dy persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në qytetin e Rahovecit.

Kryetari i komunës, Smajl Latifi, me anë të një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se dy personat që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, janë pacientë të hemodializës, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, ai ka thënë se të gjithë pacientët në këtë repart tashmë janë testuar.

“Gjithashtu, infermierja nga Kramaviku, e cila ka punuar në Spitalin Amerikan në Prishtinë, përsëri ka rezultuar NEGATIV dhe tashmë është e shëruar nga COVID-19”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Nga 16 të testuarit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHP për COVID 19 (15 pacientë në hemodializë) nga komuna e Rahovecit, dy prej tyre kanë rezoltuar POZITIV.

Po ju njoftoj se dy të infektuarit me COVID-19, janë pacientë në hemodializë nga qyteti i Rahovecit.
Tashmë të gjithë pacientët në hemodializë janë testuar.
Gjithashtu, infermierja nga Kramaviku, e cila ka punuar në Spitalin Amerikan në Prishtinë, përsëri ka rezultuar NEGATIV dhe tashmë është e shëruar nga COVID-19.

Për fund, gjendjen e kemi nën kontroll dhe po shkojmë drejt fundit të përballjes me Pandeminë COVID-19.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme