Është diçka shumë e thjeshtë që secili prej nesh e bëjmë instinktivisht disa herë në ditë. Por, rrallë herë ka qenë kaq e rëndësishme sa është bërë muajt e fundit.
Në mes të arsenalit të armëve kundër koronavirusit – maska, vetizolimi e distancimi, më e lehta e që është anashkaluar shumë, është larja e shpeshtë e duarve.
Larja e duarve – përdorimi i sapunit
Kur shpërtheu koronavirusi COVID-19, institucionet shëndetësore vazhdimisht bënë thirrjen për larje duarsh dhe atë të paktën për 20 sekonda. Kjo thirrje u neglizhua shumë porse është një prej gjërave më të thjeshta që duhet bërë për ta mbytur virusin.
Shumë reklama, thirrje, intervista ekspertësh e infektologësh, thirrjen kryesore e kishin “lani duart”.
Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi qysh në fillim të shpërthimit të pandemisë një grafikë ku ilustrimi i parë ishte larja e duarve.
Thomas Gilbert, profesor i kimisë dhe biologjisë në Universitetin Verilindor në Boston, Massachusetts, thotë se asgjë tjetër më mirë se sapuni dhe fërkimi i duarve me ujë të ngrohtë nuk e mund koronavirusin. Në anën tjetër, Martin Michaelis profesor i shkencave molekulare në Universitetin e Kentit në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se uji vetë nuk është i mjaftueshëm për ta mbytur virusin.
“Ju duhet sapuni”, thotë ai duke shtuar se “kur bëhet fjalë për koronavirusin, sapuni është mëse i nevojshëm për të hequr qafe virusin që ngjitet në lëkurë”.
Ai pastrimin e duarve e ka krahasuar edhe me kohën kur pandemia nuk ishte shfaqur. Ka marrë shembull kur mblidheshin familjarët.
“Ta zëmë në një shtëpi, gjatë ditës mblidhen diku rreth 20 persona. Ju flisni e përshëndeteni me të gjithë, me duar. Pas kësaj, sapo të jenë larguar ata ju instinktivisht keni pastruar duart me ujë e sapun. Kjo për hir të pastërtisë që kini. Është njësoj, edhe tash në këtë kohë pandemie larja e duarve është po aq e nevojshme”, është shprehur ai.
Larja e duarve për të paktën 20 sekonda është një mënyrë e mençur për mbrojtje. Por këtu rëndësi të madhe ka fakti se si lahen duart, thonë ekspertët. Që procesi të kryhet si duhet, rekomandohet që së pari t’i lagni duart, pastaj të shtohet sapun, t’i fërkoni pëllëmbët së bashku për 20 sekonda pastaj pjesën e prapme të secilës dorë, duke mbyllur gishtat. Në vazhdim duhet fërkuar çdo gisht me pëllëmbën e duarve./koha.net/
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...