Rreth 80% e bizneseve që operojnë në qytetin e Durrësit në turizëm e degë të tjera të lidhura me të deklarojnë se kanë pasur ulje drastike të xhiro për shkak të krizës.
Janë këto gjetjet e anketës së zhvilluar nga Fondacioni për Shoqërinë e Hapur në rreth 500 subjekte të pyetura mbi impaktin që ka pasur tërmeti dhe pandemia Covid-19 te sipërmarrja.
Sipas anketës, kriza ka bërë që shumë biznese rreth 40% e të pyetura të shkurtojnë stafin apo të ulin pagat për punonjësit e mbajtur në punë.
“Shkuam përtej shifrave zyrtare për të parë situatën në terren. Nga pikëpamja e xhiros rezulton se vetëm 20% e bizneseve raportojnë asnjë ndryshim dhe në raste shumë të rralla raportojnë një rritje shumë të vogël. Pjesa më e madhe e tyre e kanë ruajtur stafin, rreth 57% që kanë arritur të ruajnë numrin e punonjësve, kjo për shkak të uljes së pagesave çka ruan numrin e individëve në punë por me të ardhura të pakta.”
Krahas uljes së xhiros, problem shqetësues për bizneset e pyetura paraqitet edhe mungesa e likuiditet për 47% të tyre si dhe paaftësia për të shlyer taksat. Në kushte të tilla, ekspertët apelojnë për mbështetje dhe shtyrje të përkohshme të tyre për të shmangur falimentin.
“Ajo që shikojmë si urgjente është mbështetja financiare. Qoftë me kredi me interes 0% apo afat të zgjatur ku del garant shteti, apo me lehtësi fiskale si shtyrje të taksave. Është kjo ajon që kërkon biznesi sepse janë të ndërgjegjshëm që janë detyrime që duhen shlyer dhe sugjerohet një shtyrje për një periudhë afatshkurtër por të përshtatet sipas llojeve të biznesit.” tha Gentian Elezi, ekspert i studimit.
Të gjendur në vështirësi, sipas anketës 36.2% e subjekteve deklarojnë se kanë përdorur kursimet e tyre për përballimin e krizës, teksa pjesa tjetër kanë marrë hua nga të afërmit apo kredi bankare. Kjo edhe për se rreth 30% e tyre shprehen se nuk kanë përfituar në asnjë nga dy paketat mbështetëse të qeverisë.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...