Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi e ka përmbyllur Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, me dy pjesëmarrje shumë të rëndësishme virtuale.
Ministrja mori pjesë në debatin “Debat n’shilte” me temën Rinia & Shëndeti Mendor organizuar nga Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore në bashkëpunim me MKRS.
Në këtë takim virtual ajo përshëndeti pjesëmarrësit dhe theksoi që është jashtëzakonisht e rëndësishme të diskutojmë për shëndetin mendor dhe ta luftojmë de stigmatizimin, sidomos tek të rinjtë.
“Situata me Covid-19 është aq e paprecedentë sa që na ka gjetur të gjithëve pa dallim në situata pasigurie e shqetësimi të vazhdueshëm. Kemi merak për shëndetin personal, atë të familjarëve e të rrethit, prandaj duhet të jemi sa më të hapur dhe të ndajmë eksperiencat personale, si mënyra e vetme që mundëson tejkalimin më të lehtë të kësaj krize të shumëfishtë. Problemet duken gjithmonë më minore kur i ndajmë me të tjerët” – theksoi ministrja Dumoshi.
Aktiviteti i dytë virtual ku ministrja mori pjesë ishe takimi online me një grup të rinjsh, organizuar nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë. Gjatë kësaj bisede u diskutua për reflektimet e të rinjve në lidhje me pandeminë Covid 19, (periudha para dhe pas pandemisë) nga këndvështrimi i të rinjve për këtë situatë.
Ministrja ndau këtu edhe njëherë gatishmërinë e saj dhe të ministrisë që ajo drejton duke theksuar se është dhe do të vazhdojë të jetë sa më pranë të rinjve për përballimin e kësaj krize, qoftë duke i mbështetur me grante dhe projekte përmes Ministrisë, qoftë duke qenë derë e hapur për të gjitha shqetësimet dhe pasiguritë që ata mund të kenë./arbresh.info
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...