Probabiliteti që duhanpirësit të përfundojnë në spital për shkak të koronavirusit është 80 përqind më i lartë se tek jo duhanpirësit.
Sipas një studimi të fundit, duhanpirësit kanë gjasa që të vdesin nga pasojat e sëmundjes në krahasim me jo duhanpirësit, transmeton portal arbresh.info
Studimi i kryer nga Unviersiteti i Oxford është i pari që analizon të dhënat vëzhguese dhe gjenetike mbi pirjen e duhanit dhe koronavirusin.
Deri më tani, thonë ekspertët, ka pasur të dhëna kontradiktore mbi masën në të cilën pirja e duhanit ndikon në shtrimin në spital për Covid.
Në studim janë përfshirë 412,469 njerëz u përfshinë në studim. Midis tyre, 1,649 njerëz u testuan pozitivë për covid, 968 u shtruan në spital dhe 444 vdiqën.
Shumica, ose 57 përqind e pjesëmarrësve të përgjithshëm të studimit, nuk kishin pirë kurrë duhan, 37 përqind ishin ish-duhanpirës dhe katër përqind e pjesëmarrësve të studimit kishin pirë duhan gjatë studimit.
Midis këtyre të fundit, shumica ose 71 përqind e pjesëmarrësve të studimit ishin duhanpirës të moderuar (deri në 19 cigare në ditë), dhe 29 përqind e mbetur ishin duhanpirës të fortë (20 ose më shumë cigare).
Studimi gjithashtu tregoi se njerëzit që pinë një deri në nëntë cigare kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin nga Covid sesa jo duhanpirësit.
“Rezultatet e studimit mbështesin një lidhje mes pirjes së duhanit dhe rrezikun e zhvillimit të rëndë të koronavirusit”, thanë autorët e studimit të botuar në revistën Thorax.
“Rezultatet tona sugjerojnë se pirja e duhanit është e lidhur me rrezikun e zhvillimit të koronavirusit, sikurse ndikon edhe në shëndetin e zemrës, zhvillimin e ndryshëm të llojeve të tumoreve dhe të gjitha sëmundjet tjera që lidhen me duhanin”, tha autorja e studimit Dr Ashley Clift, e cila shtoi se “tani do të ishte koha e duhur për të vendosur të lini duhanin”./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...