Reperi Drake ka shtyrë pjesën e fundit të shfaqjes së tij “Young Money Reunion”, pasi rezultoi pozitiv me Covid-19.
Shfaqja ishte planifikuar si pjesë e eventit të tij tre-ditor, të quajtur “October World Weekend”, e cila do të mbahej në Toronto.
Gjatë një postimi në rrjete sociale , 35-vjeçari njoftoi anulimin e shfaqjes duke i kërkuar falje fansave të tij. Ai bëri me dije se do të ketë një riplanifikim të koncertit, sa më shpejt të jetë e mundur.
“Jam vërtet i dëshpëruar të them se kam dalë pozitiv në testin për Covid-19 dhe shfaqja ‘Young Money Reunion’ e planifikuar për sonte do të riplanifikohet në datën më të shpejtë të mundshme. Unë do ta zbuloj datën e re sapo ta vendosim. Deri atëherë, shpresoj që të gjithë të qëndrojnë të sigurt dhe të shëndetshëm dhe ju dua të gjithëve, më vjen shumë keq që ju zhgënjeva në fundjavën tonë së bashku dhe në momentin që do të rezultoj negativ, do t’ju jap gjithçka në skenë , përveç Covid-it”.
“October World Weekend” është një festival tre-ditor i cili filloi më 28 Korrik me performancen “All Canadian North Stars” duke vazhduar me Lil Baby dhe Chris Brown dhe ishte planifikuar të mbyllej më 1 Gusht me performancën e Drake, Nicki Minaj dhe Lil Wayne. /klan.al/
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...