Donald Trump ka bërë të ditur se është duke marr ilaçin anti-malarie të kontestuar për të mbrojtur veten nga Covid-19, përkundër efekteve anësore potenciale dhe mungesës së dëshmive që e lufton sëmundjen.
Duke folur për gazetarët, presidenti amerikan tha se është duke pirë hidroksilklorinë prej një javë e gjysmë tashmë, pasi e kërkoi nga mjeku i Shtëpisë së Bardhë, transmeton portali arbresh.info.
Mjeku i tij personal nuk ia kishte rekomanduar atij.
Ilaçi, i cili zakonisht përdoret për të trajtuar lupusin dhe artritin nuk duhet të merret për trajtim të Covid-19 jashtë ambienteve të spitalit për shkak të efekteve vdekjeprurëse anësore.
Kërkimet për efektin e tij në virus janë të pakta – dhe nuk ka asgjë përfundimtare për të thënë se në të vërtetë synon COVID-19.
Një organizatë bamirëse e specializuar në hulumtimin mbi ilaçet që lidhen me kinoline ri-ndau një deklaratë për shtyp që ajo lëshoi në mes të marsit mbi hidroksilklorinën që tha se edhe doza të ulëta mund të shkaktojnë “efekte të dëmshme të përhershme neuropsikiatrike”./arbresh.info/
Komuna e Zveçanit seancë solemne për nder të 28 Nëntorit
Nesër përurohet Parku i Ulpianës, merr pjesë Rama
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28...
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur
Aksident në Korçë, një i lënduar
Pacolli: Urime 28 Nëntorin, datën më simbolike të unitetit d...