DOKUMENT| Masat që hyjnë në fuqi nga sot

08:30 | 27 Shtator 2021
arbresh.info

Nga sot hyjnë në fuqi masat e miratuara të premten.

Janë vënë shumë kushtëzime për frekuentim të hapësirave të mbyllura. Duhet të paraqitni dëshminë e vaksinimit, apo testit negativ me COVID19.

Ndër masat që hyjnë sot në fuqi është, fillimi i mësimit në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, ku në klasa nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës.

Institucionet do të punojnë me kapacitetet të plota, personeli duhet të ofrojë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse.

Kufizimi i lëvizjes mbetet i njëjti, nga ora 22:00-05:00h./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme